Plas te Reali, Zinedine Zidane bën gati lamtumirën pas zënkës me Perez

844
Sigal

Suksesi i Real Madrid kundër Barcelonës në “El Clasico”, përveç se dha një sinjal të rëndësishëm në La Liga, solli edhe paqe në një skuadër që kishte humbur besimin pas disfatës së rëndë kundër Manchester City-t në Ligën e Kampionëve.

Një fitore që siç shkruan “The Independent”, e cila lehtëson tensionet në shtëpinë e madrilenëve mes Zinedine Zidane dhe presidentit Florentino Perez. Gjithsesi, situata nuk është qetësuar totalisht, teksa drejtuesit po shikojnë edhe për një zëvendësues të mundshëm.

Zgjedhja e parë për të zëvendësuar trajnerin francez në rast të divorci mbetet Mauricio Pochettino, me të cilët klubi duket se tashmë ka nisur kontaktet. Argjentinasi vlerësohet shumë nga Florentino Perez, por Tottenham nuk e linte të lirë kur ishte pjesë e tyre. Në rast të lamtumirës së Zidane, duket se argjentinasi e ka rrugën e lirë për t’u bashkuar me “Los Blancos”.