Sigal

Nga Eriol Braimllari i departamentit të marrdhënieve me jashtë të Lsi

Paaftësia dhe dashakeqësia e qeverisë shqiptare ka shkatërruar sot çdo shans për hapa të shpejtë drejt Shqipërisë Europiane.

Dhe sot si pa turp, Ministri i Jashtëm më i dobët në historinë e vendit tonë, sëbashku me eksponentë të rilindjes së dështimit të negociatave me Bashkimin Europian, përdorin paratë e qytetarëve jo për të zgjidhur hallet e shqiptarëve por organizojnë festime të kota për të mbuluar dështimin, kartonin e kuq që ata morën nga kancelaritë europiane.

Tentativa për të mashtruar qytetarët, mediat, shoqërinë, thjesht për të mbajtur me dhunë e pa cipë karriken.

Dështimi i qeverisë në implementimin e reformës në drejtësi.
Mbështetja e krimit të organizuar ndërshtetëror.
Rrënimi i ekonomisë dhe dhënia me konçesion e gjithë vendit një grushti të vogël njerëzish.
Demokracia e dobët karakterizuar nga zgjedhje të vjedhura, ku ska ndarje e balancim të pushteteve, ku kushtetuta shkelet me të dyja këmbët nga parlamenti dhe ku Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë në kolaps.

Këto e shumë të tjera, të gjitha pasoja të qeverisë arrogante që sot qesh e feston për mos hapjen e negociatave, ishin arsye pse u ndërpre ëndrra e shqiptarëve për BE.

Bashkimi Europian është për shqiptarët shpresë për jetë më të mirë, punësim, shtet të së drejtës.

Për çdo shqiptar sot ska asnjë iluzion. Nuk ka BE, pa u realizuar largimi i sharlatanëve që se marrin seriozisht detyrën e përfaqësuesit të popullit, që tallen televizioneve dhe korridoreve të pushtetit.