Sigal

Pas përfundimit të përmirësimit të autostradës Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qëndro njofton, se nga sot orën 06:00 të mëngjesit do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin të segmentit rrugor Degëzimi Vorë (shinat e trenit) – Fabrika e Tullave (rruga e vjetër) në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore. Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. Bllokimi i aksit rrugor dhe devijimi i trafikut do të filloje në orën 06:00 të ditës së hënë datë 02/07/2018. ARRSH u kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon: Trafiku i mjeteve të rënda që vijnë nga Veriu në drejtim të doganës së Tiranës do të vijojnë normalisht nga Fushë Kruja në Doganë dhe do të kthehen përsëri nga i njëjti segment rrugor dhe do të vijojnë sipas destinacionit përkatës. Trafiku i mjeteve të rënda nga Veriu në drejtim të portit të Durrësit dhe Jug do të përdorin segmentin Fushë Krujë-Kamëz-Rreth rrotullimi “Casa Italia” – Durrës. Trafiku i mjeteve të rënda nga Jugu, porti i Durrësit, Elbasani në drejtim të veriut do të përdorin segmentin rreth rrotullimi “Casa Italia”- Kamëz -Fushë Krujë. Drejtuesit e autoveturave do të vijojnë te normalisht drejt destinacioneve respektive duke përdorur urën e Vorës.