Ekzekutimi i Santiago Malkos, dyshohet se ishte i përfshirë në atentatin ndaj Edison Harizajt

1100
Sigal

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me vrasjen mafioze të 26-vjeçarit, Santiago Malko, që tronditi mbrëmjen e djeshme kryeqytetin. Nga ajo që ka lënë pas krimi, dukej se ishte i mirë menduar dhe i bërë nga njerëz profesionit, pasi të pakta ishin gjurmët që u lanë në vendngjarje.

Një breshëri plumbash u derdhën mbi makinën e Santiago Malkos që në fund i morën dhe jetën. Krimi i mirëplanifikuar nga vrasësit ka forcuar dyshimet e policisë se 26 vjeçari është ekzekutuar për hakmarrje.

Sipas burimeve nga Policia e Tiranës mendohet se Malko është përfshirë në një atentat në Durrës, ku u përdor e njëjta skemë. Po të njëjtat burime shtojnë se Malko dyshohet se ka qenë një nga atentatorët që lanë të vdekur Edison Harizaj, i cili u qëllua me 50 plumba.

Këto janë dyshimet e para të policisë, pasi duhet shumë punë, mbledhje dhe analizim i provave për të gjetur autorët e vërtetë të ngjarjes dhe motivet e saj. Deri tani, provë për policinë janë gëzhoja dhe një makinë që u dogj në fshatin Ferraj.

Po sot miku i Edison Harizajt, që mbeti i vrarë atentatin e vitit të kalaur në Durrës, Emiliano Shullazi, ka lënë qelinë e burgut dhe është shtruar në spital. Nuk dihet nëse këto ngjarje kanë lidhje me njëra-tjetrën, por duket se është një rastësi e çuditshme.

Mbrëmjen e djeshme, te “Xhamlliku”, u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”, Santiago Malko, ish-polic. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh./