Ramush Haradinaj: Shqipëria të heqë taksën rrugore, më me rëndësi sesa deklaratat për bashkim

497
Sigal

Kryeministri, Ramush Haradinaj në një konferencë për medie nuk ka dashur që të flas edhe gjatë për idenë e presidentit të vendit për bashkim kombëtar me Shqipërinë.

“Bashkimi kombëtar është një projekt i shekujve por në etapën që ndodhemi është me rëndësi që Shqipëria e Kosova ta thellojnë bashkëpunimin dhe ti heqin pengesat tjera.

Ose ta heqin taksën e rrugës që e kanë nxjerrë atje për qytetarët e Kosovës”, tha Haradinaj.