“Rama vazhdon me gënjeshtrat për rindërtimin”, LSI Durrës: Kjo e keqe e madhe do të shporret më 25 prill

148
Sigal

Kryetarja e LSI në Durrës, Kontjana Kuçi, ka reaguar lidhur me programin për rindërtimin të prezantuar sot nga Kryeministri Edi Rama.

Kuçi shkruan nw rrjetet sociale se “Kryemashtruesi vazhdon me gënjeshtrat për rindërtimin. E vërteta e përjetuar tashmë nga të gjithë të prekurit është se rindërtimi nuk ka nisur kurrë në interes të banorëve por të oligarkëve të pushtetit. I gjithë procesi është një dështim i madh që po e vuajnë banorët dhe familjet e thjeshta.”

Më tej, kryetarja e LSI në Durrës shton se “Kryemashtruesi gënjen për rindërtimin sepse është ndër dështimet dhe abuzimet e tij më të mëdha. Kjo e keqe e madhe për Durrësin dhe mbarë vendin do shporret më 25 prill.

E bashkë me të edhe propaganda e tij e shëmtuar.”

Postimi i plotë:

Kryemashtruesi vazhdon me gënjeshtrat për rindërtimin.

“Rindërtimi nuk ndalet” mashtron kryemashtruesi në largim.

E vërteta e përjetuar tashmë nga të gjithë të prekurit është se rindërtimi nuk ka nisur kurrë në interes të banorëve por të oligarkëve të pushtetit. I gjithë procesi është një dështim i madh që po e vuajnë banorët dhe familjet e thjeshta.

👎 Nuk kishin një qen për gjetjen e njerëzve nën rrënoja. Madje paratë për ushqimin e qenit imagjinar i kullufitën vetë.

👎 Nuk kishin as edhe një mjet profesional, por vetëm çekiçë për të vlerësuar dëmin e banesave.

👎 8 mijë banorë janë në çadra e kontejnerë, e me mijëra familje nuk e dinë ende se çdo bëhet me to.

👎 Nga 1036 banesa individuale të dëmtuara kanë përfunduar vetëm 15.

👎 Nga 30 pallate të shembura janë ndërtuar ZERO, pas afro një viti e gjysmë filluar vetëm 2.

👎 Nga 31 shkolla kanë filluar vetëm 10.

👎 900 familje me banesa DS4 as nuk kanë marrë informacionin më minimal se çfarë do bëhet me ato.

👎 Zero punë për lagjen e re të premtuar në Spitallë.

👎 Të gjitha objektet që nuk përfundojnë dot përpara datës së zgjedhjeve, edhe pse kanë pësuar anime deri në 60 cm, janë lënë në harresë pasi nuk vlejnë sipas tij për vota.

Kryemashtruesi gënjen për rindërtimin sepse është ndër dështimet dhe abuzimet e tij më të mëdha.

Kjo e keqe e madhe për Durrësin dhe mbarë vendin do shporret më 25 prill. E bashkë me të edhe propaganda e tij e shëmtuar.