Rama takon të rinjtë e FRESSH-it në Jalë: Thirrje të angazhohen në PS

476
Kryetari i Partisë Socialiste u bëri thirrje të rinjve të FRESSH të angazhohen në procesin e antërasimeve të reja në PS. Gjatë bashkëbisedimeve me ta në kampingun e bregdetit të Jalës, Rama tha se në 25 vjetorin e themelit të PS-së, anëtarësia duhet të jete 150 mijë.
“Ne kemi të gjitha mundësitë që ti jepni vetes një platformë reale të këtij transformimi sasior dhe ta bëni FRESSH-in një rrjet real vajzash dhe djemsh që përtej jetës individuale dhe punëve të tyre si individ. 
Në këtë jetë të përbashkët politike krijojmë hapësirë për të ndërvepruar me njëri-tjetrin në të gjitha nivelet. Ne kemi vënë një objektiv që në qershori e ardhshëm kur Partia Socialiste bën 25 vjetorin të kemi rregjistruar 150 mijë anëtarë”, u shpreh Rama.
Sigal