Rama si Ali Pashë Tepelena ngujon ministrat dhe  drejtuesit politik mes kalasë dhe luginës së Vjosës

70
Sigal

Pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Rama ka planifikuar një takim dy ditor informal, me të gjithë ministrat në Tepelenë. Priten ndryshime në kabinet dhe në radhët e drejtuesve politik. Nuk mbetet pa pajë as Basha, që do i dhurohen 2 ministri, 4 zv/ ministra dhe drejtori

Ndërsa është njoftuar më herët se pasditen e së mërkurës 26 korrik, në orën 17:30, kryeministri Edi Rama ka planifikuar të mbledh në Tiranë Asamblenë e Partisë Socialiste. Thuhet gjithashtu se në këtë mbledhje Rama pritet të mburret se sa para e ka çuar PS-në nga fitorja në fitore dhe përgjegjësitë, që lindin pas këtyre fitoreve, teksa nuk do të mungojnë dhe kritikat e përhershme të tij ndaj të tijëve. Burime thanë se në mbledhjen e Asamblesë, pritet të caktohet dhe kryetari i ri i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, pas emërimit të Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që prej kësaj asambleje Rama të bëjë disa ndryshime dhe përsa i përket drejtuesve politik në disa qarqe. Për momentin, nuk pritet të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, edhe pse tashmë socialistët janë mësuar se ata që emërohen ministra e marrin vesh vetëm kur Rama e thotë publikisht dhe nuk përjashtohen surprizat. Pas mbajtjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, mësohet se kryeministri Edi Rama ka planifikuar një takim dy ditor informal, në datat 28-29 korrik, me të gjithë ministrat, i cili planifikohet të mbahet në Tepelenë, në këto ditë të nxehta vere.