Aksidenti tragjik në SHBA, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare

41
Sigal

Një vajzë 14 vjeçe me orgjinë shqiptare humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Waterbury, Connecticut. Aksidenti u shënua të premten në mëngjes, 21 korrik dhe viktima u identifikua tre ditë më pas. Autoritetet amerikane deklaruan se viktima është Adrijana Mina 14 vjeçe, me origjinë shqiptare.

Mina ishte një prej katër adoleshentëve që ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur kur u përplas me një Ford Escape.

Hyundai Sonata u fut me të kuqe në semafor dhe përplasja ishte shumë e fortë.

Dy të rinj 15-vjeçarë që ndodheshin në makinë ndodhen ende në spital, ndërsa një  tjetër doli nga spitali pasi mori mjekimin e parë. Shkolla Waterbury tha se të gjithë adoleshentët ishin nxënës të shkollës së saj.

Ndërkohë sot do të mbahet ceremonia mortore e Adrijana Minës.