Ngjarje e rëndë në Shkodër, 20-vjeçari mbytet në plazhin e Velipojës

33
Sigal

Mbytet një 20-vjeçar nga Shkodra në plazhin e Velipojës. Sipas informacioneve të para, i riu ka dalë nga uji në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Menjëherë ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës duke i dhënë ndihmën e parë, por 20-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e përsëritur në disa raste në plazhet shqiptare.