“Rama shporru!”/ Meta: Jemi te skena e krimit, për t’ju treguar me gisht të vërtetën! Hajdutët e Rilindjes të shkojnë pas hekurave

148
Sigal

Meta: Mirëmbrema të gjithëve dhe faleminderit për pjesmarrjen tuaj dhe të gjitha vështirësitë që kishim derisa arritëm këtu. Jemi në një skenë krimi, vijmë këtu sepse u bënë 558 ditë të denoncimit zyrtar për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron. Jemi dëshmitarë se nuk ka Incenerator, është gjithçka një mashtrim.

Jemi këtu për të treguar me gisht vendin e krimit dhe qytetarët të shohin të vërtetën. Hajdutët rilindas duhen çuar pas hekurave, mjaft më me drejtësi me regji!Në 6 vite Shqipëria është përkeqësuar, si shkak e Ramoformës, që dënon fukarenjtë për një faturë energjie dhe mer direktiva nga Kongresi i Partisë për tu marrë me opozitën dhe për të mbyllur sytë para kësaj afere. Rama ik, është tashmë e tejkaluar, Rama shporru!