U bë viral në internet për duart e tij, mjeku sqaron pse gishtat e Mbretit Charles ‘duken si salçiçe’

112
Sigal

Tani që Charles III u shpall zyrtarisht Mbret, në internet kanë filluar menjëherë të bëhen virale detaje rreth tij.

Duart e monarkut të ri në fron janë komentuar prej vitesh në Twitter, po së fundmi u rikthyen në vëmendje pasi ai u shpall Mbret, pas vdekjes së nënës së tij.

Komentuesit në rrjetin social supozojnë se gishtat e Mbretit të ri duken në çdo foto të ënjtur dhe të skuqur.

“Një kujtim se këta janë gishtat e mbretit Charles III,” lexohej një nga shumë statuset e ndara, së bashku me një foto të duarve të mbretit që duken të skuqura dhe të fryra.

Një tjetër tha: “Kushdo që mund ta heqë atë unazë nga gishti i tij, do të bëhet mbreti i ardhshëm si Arturi me atë shpatë në gur.”

Image

“Betohem në Zot nëse shoh gishtat e Princit Charles në këtë faqe edhe një herë,” shkroi një tjetër në Twitter së bashku me një foto me hot dog-e të kuqe të ndezura . Është interesante se vetë mbreti iu referua gishtërinjve të tij si “gishtat e salçiçes” në një letër drejtuar një shoku përpara se të lindte Princi William.

Dr. Gareth Nye, ka folur së fundmi se çfarë mund të nënkuptojnë duart e  mbretit Charles për shëndetin e tij.

Doktori shpjegoi se ndërsa “ngarkesat” mund të shkaktojnë fryrje të gishtërinjve, ekzistojnë edhe gjendje të tjera që e e shkaktojnë këtë gjë.

“Edemë është një gjendje ku trupi fillon të mbajë lëngje në gjymtyrë, normalisht në këmbë dhe kyçe, por edhe në gishta, gjë që i bën ato të fryhen. Edema është një gjendje e zakonshme dhe më së shumti prek njerëzit mbi 65 vjeç, pasi aftësia për kontrollin e lëngjeve është e kufizuar”– tha Dr. Nye për Daily Star .

Image

Ai shtoi, “Për të parë nëse ky është shkaku, shtypja e zonës së fryrë për rreth 15 sekonda do të shkaktonte një depresion në zonë.”

Një tjetër mundësi, sipas Dr. Nye, është artriti, për të cilin ai shpjegoi se “shpesh prek tre zona kryesore në dorë – nyjen e gishtit të madh ose njërën nga nyjet në gishta. Gishtat zakonisht bëhen të ngurtë, të dhimbshëm dhe të fryrë dhe megjithëse mjekimi mund të ndihmojë me dhimbjen, ënjtja mund të mbetet”, shtoi ai.

Shkaqe të tjera më pak të zakonshme të ënjtjes përfshijnë një dietë të pasur me kripë dhe medikamente të tilla si pilulat e presionit të gjakut dhe steroidet, sipas mjekut.

Megjithatë, Dr. Nye siguroi publikun se nuk ka asgjë për t’u alarmuar, duke shpjeguar: “Nuk ka shqetësime të menjëhershme shëndetësore që mund të konkludohen nga gishtat e fryrë dhe ka shumë të ngjarë një shenjë e moshës së tij”.

Image