Rama rikujton: Për të hyrë në auditor, vaksinimi është i detyrueshëm. Qytetarët kundër

144
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur mesazhin se, “për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm”.

“…Duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag…”, shkruan Rama në një postim në FB.

Shumë nga komentuesit në postimin e Ramës nuk janë dakord me vaksinimin e detyrueshëm. Dikush e quan “krim” vaksinimin e detyrueshëm, një tjetër e cilëson “jo normal” kreun e qeverisë.

Një protestë simbolike u zhvillua në kryeqytet për të kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm.

Ndërkohë, rektori i Universitetit të Tiranës në një reagim për çështjen disa ditë më parë, edhe pse rekomandoi vaksinimin, tha se nuk ishte pse të bëhej i detyrueshëm vaksinimi i studentëve e pedagogëve.