Rama, “Qamilisti i vogël” që nuk “pyet” për Gjermaninë dhe Francën!

504
Albanian Prime Minister Edi Rama and his Serbian counterpart give a press conference after their meeting in Belgrade on November 10, 2014. Rama arrived on November 10 as the first Albanian prime minister visiting Serbia in 68 years, amid tensions risen over recent football incidents showing the fragility of region's stability. AFP PHOTO / ANDREJ ISAKOVIC (Photo credit should read ANDREJ ISAKOVIC/AFP/Getty Images)
Sigal

“Nëse nuk do Anglia dhe Franca, do Kavaja dhe Peqini”-kështu u shpreh Haxhi Qamili në vitin 1914, kur kërkonte të rikthente pushtetin e Sulltanit, në Shqipërinë e porsa shpallur të pavarur. Ai kishte organizuar në formacione ushtarake disa grupe fshatarësh nën moton “Dum Babën”, por pak muaj zgjati…!

Fati i tij ishte tragjik, kur Europa, por edhe shqiptarët e eliminuan këtë nismë, e cila përfundimisht do shkëtërronte vendin. Historia përsëritet me kryeministrin tonë Edi Rama, që sot me politikat që po ndjek, duket një “Qamilist” i vogël, edhe pse po tenton të vetëshpallet lider ballkanik.

Me politikat rajonale po ndërmerr nisma të cilat vendet e Bashkimit Europian janë kundër. E provoi me hedhjen e tezës mbi korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi dhe për këtë Rama edhe dy orë kohë ka që të mendohet si do dalë nga situata, para takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Gjermania dhe Franca, dy vendet kryesore të Bashkimit Europian, po e bëjnë të qartë qëndrimin e tyre të prerë kundër çdo marrëveshje e cila në këndvështrimin e tyre do të sillte probleme në të gjitha Ballkanin, përsa i përket çështjes së kufijve.

I pranishëm në Berlin, Rama nuk do çudisë aspak personalite si Merkel dhe Macron, por pritet të marrë qëndrimin e tyre të prerë dhe një tërheqje vërejtje për të ikur nga idetë për një ballkan të trazuar.

Në gjashtë vite qeverisje, Europës i la mbi shpinë 400 mijë qytetarë fatkeqë shqiptarë, të cilët emigruan dhe aplikuan për azil. Mbushi Europën me kanabis, sidomos përgjatë viteve 2016-2017, la pas krimin e organizuar të lidhur me politikën, e kjo kategori kërkon të bëhet superfuqi e botës së errët edhe në vendet e BE-së, një shqetësim që e ngriti një javë më parë Holanda.

E sikur të mos mjaftonin vetëm këto, Rama dhe Thaçi hartojnë planin për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi, nën pretekstin e stabilitetit, por për Europën kjo do sillte katastrofën dhe nisjen e konflikteve të reja në Ballkanin gjithnjë të trazuar.

Kancelares Merkel dhe presidentit Macron Rama nuk mund tu thotë: “Nuk doni ju, por do Rilindja ime”…!

Pasi të kthehet nga Berlini, kryeministrin e pret situata kaotike në vend. Opozita kërkon dorëheqjen e tij, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Pakënaqësia popullore është e madhe, aq sa në çdo udhëtim që kryen jashtë Tiranës kudo pritet me protesta.

Ka instaluar shtetin policor, me shumë agresivitet tenton të shtypë çdo reagim dhe revoltë kundër qeverisë. Pas vetes merr gjithnjë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për t’i zhbllokuar një rrugëm, mban civilë që pikasin protestuesit të cilët arrestohen e dhunohen pas çdo proteste. Rilindja si “propaganda Qamiliste”, është në ditët e saj më të vështira, ku sondazhet flasin për një rënie të ndjeshme të mbështetjes për qeverinë.  Europa, por edhe vetë shqiptarët, mund të jenë në fazën finale për të larguar “Qamilistët”.

Nga Boldnews.al