‘Jam nënë pastaj mësuese”/ Ish-drejtoresha i ‘përplas’ Shahinit të vërtetën: Nuk do e lejoj mbylljen e një gjimnazi!

873
Sigal

Një tjetër skandal ka përfshirë sistemin e arsimit para-universitar, ku një ish-drejtoreshë, ish-zyrtare e ministrisë dhe mësuese ka guxuar t’i përplasë në sy të vërtetat Ministres, besa Shahini.

Në një takim me ministren në një nga shkollat e Dibrës, ajo ka protestuar kundër mbylljes së një gjimnazi dhe shkrirjes së tij me një tjetër shkollë.

Por, ministrja Shahini e ka konsideruar të pakonceptueshme faktin se si një ish-punonjëse e ministrisë mund të dalë kundër rregullave të institucionit.

Për më shumë ndiqni videon skandaloze, të publikuar në llogarinë personale në facebook të ish-kryeministrit, Berisha.

Statusi i plotë

Ndrikull Ufo Shahini i takoni universit orwellian! E pabesueshme! Ajo sikur te ishte zyrtare e Kim Jong Unit pyet ish drejtoreshen e arsimit:

“Ne cilin univers proteston punonjesi i ministrise?”

Miq, Ndrikull Shahini eshte titullarja e vetme e arsimit ne bote qe mbulon me heshtje pa shqiperuar nje fjale te vetme dhe pa denuar rastet e perdhunimit, pengmarrjes, keqtrajtimeve shtazore te femijeve ne shkollat e Shqiperise. Me sjelljen e saj sikur eshte titullare e nje vendi sa hena larg Shqiperise, me qendrimin e saj cinik ekstrem, difiçitin total ndjesor per ato qe ndodhin me femijet tane ne shkolla ajo paraqitet si nje lloj ufo bizare e narkoqeverise.

Historia ne kete video ankese se nje mesuesje, ish drejtoreshe arsimi, per bashkimin e dy gjimnazeve te Peshkopise ne nje godine te vetme ajo i pergjigjet ne menyre te pabesueshme “Ne cilin univers proteston punonjesi i ministrise”?, e cila flet gjithçka se ç’perfaqeson ndrikull Shahini

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e mesuesit dixhital. sb Pershendetje dr po te dergoj nje video ne te cilen Besa Shahini perplaset me ish deejtoreshen e arsimit ne Diber e cila i kerkon me te drejte te mos bashkohen dy gjimnazet ne nje ndertese te vetme. Kjo behet ne menyre qe bashkia e Dibres te marre ndertesen e njerit pre tyre. Ndrikull Shahini ne konceptin e saja te vartesit skllav i kthehet ish drejtoreshes me pyetjen: “Ne cilin univers proteston punonjesi i ministrise”?