Luftë e ashpër për Championsin në Itali, Juventusi “aleat” i Milanit

435
Sigal

Milani ka humbur busullën dhe nuk di më të fitojë. Humbja e mbrëmshme është e katërta në kampionat në shtatë ndeshjet e fundit, ku Milani regjistron vetëm 1 fitore dhe dy barazime.

Tre pikët e humbura mbrëmjen e djeshme kanë vënë në rrezik serioz kualifikimin në Champions. Rruga e kuq e zinjve deri në fund është e lehtë, pasi do të përballen me ekipe që nuk kanë më objektiva nga ky sezon, Bologna, Fiorentina, Fronsinone dhe Spal.

Kurse rivalët e tyre, Atalanta, Roma, Torino dhe Lazio, do të ketë një rrugë më të komplikuar. Litari është shtrënguar dhe kuq e zinjve nuk u lejohet më asnjë hap fals, nëse vitin tjetër duan të luajnë në Champions.

Gjithashtu kuq e zinjtë do të shpresojnë tek Juventus, e cila mund t’i japi një dorë të mirë. Bardh e zinjtë pasi ndalën Interin në San Siro, do të kenë përballë në javët në vazhdim, Torinon, Romën dhe Atalantën, të cilët janë rivalët e Milan për një vend në Champions.

Dashur pa dashur Juventus do të bëhet “aleat” i Milan për një vend në Champions vitin e ardhshëm.