Rama në takim me biznesmenët gjermanë: Të investosh në Shqipëri është një ide shumë e mirë

451
Sigal

Gazeta Telegraf/ Në Forumin
Ekonomik në Hamburg, kryeministri Rama përdori dy argumente të thjeshta për t’i
ftuar ato të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri
.
“Kemi një kosto të punës kaq të ulët dhe 15% tatim fitimi për
biznesin, çfarëdo qoftë ai, gjë që në Gjermani nuk është e mundur as të
mendohet e jo më të aplikohet në realitet, dhe pastaj shumë avantazhe të tjera
që në fund, duke bërë një bilanc, mund t’ju them se në përgjithësi të investosh
në Shqipëri është një ide shumë e mirë”, deklaroi Rama.
 Gjermania është donatori më i madh i Shqipërisë në këto 25
vjet, por kryeministri Rama beson se Shqipëria ka ende një potencial që mund të
eksplorohet nga kompanitë private në fushën e energjisë, të ujërave, në bujqësi
dhe turizëm.
 “Kemi aprovuar një paketë të re legjislative për të
mbështetur investitorët në fushën e turizmit, duke iu ofruar tokën për 1 euro
në vit, jo për metër, për vit dhe në bazë të shkallës së investimit, kontrata
ka një kohëzgjatje që shkon nga 33 në 99 vjet”, nënvizoi Rama.
 Kryeministri renditi si një avantazh të ri zgjerimin e
tregut për shkak të procesit të Berlinit. Kjo nismë e kancelares Merkel është
një mundësi jo vetëm për nxitjen e dialogut politik mes vendeve, por edhe
rritjen e bashkëpunimit ekonomik.