Denoncimi i avokatit: Kompania e Soros që vodhi zgjedhjet në SHBA do të bëjë identifikimin biometrik më 6 Mars

220
Sigal

Avokati Altin Goxhaj, ka bërë një denoncim të fortë ditën e sotme sa i përket kompanisë që do të bëjë identifikimin biometrik dhe votimin elektronik në 6 MArs në Bashkinë e Vorës.

Sipas Goxhajt kompania ‘Smartmatik’ i përket George Soros, dhe ëhstë e njëjta kompani që i vodhi zgjedhjet presidentit Donald Trum.

Ndërkohë Goxhaj thotë se ajo që është edhe më e rrezikshme në këtë rast është heshtja e opozitës, jo vetëm ajo e Bashës, por edhe ajo e drejtuar nga koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’.

Postimi i Goxhajt:

Akuza e rëndë e Avokatit në FAX për 6 Marsin:

JA PSE HESHTIN PËRFAQËSUESIT E OPOZITËS PËR KOMPANINË E SOROS QË PO MANIPULON ZGJEDHJET!

Sot denoncova në FAX Neës se cila kompani do të bëjë identifikimin biometrik dhe votimin elektronik (votimi elektronik në Vorë) në 6 Mars!:

Kompania “Smartmatik” e George Soros që vodhi Zgjedhjet e Trumpit!

Që unë dhe aktivistët antisoros e paralajmëruam dhe e denoncuam 1 vit rresht në 2021 mgjth censurën e ashpër nga ana e Syrit të Çim Censuruesit si atëhere dhe tani!

Pse hesht “Shtëpia e Lirisë”?

Sepse Ivi Kaso dhe Oerd Bylykbashi kanë frikë që do tu thonë:

“Po a nuk ishit ju që e kërkuat dhe e mbrojtët këtë gjë në 2020 dhe 2021 për llogari të Lylit? A nuk ishit ju që morët me marëveshjen e 2020 që kompaninë do ta zgjidhte ekskluzivisht PD madje dhe lekët e tenderit do ti ndanit ju, dmth Basha?”

Pra për të mos u ndjerë keq këta të dy për pisllëkun e 25 Prillit, le të shkojnë për dreq Zgjedhjet!

Po ashtu denoncuam edhe ribërjen e të njëjtës lojë që u bë nga Rama në bashkëpunim me Lylin e Soros në 2021, të përfaqësuar nga Ivi dhe Oerdi, për vendosjen e identifikimit me QR Code të çdo flete votimi që tua mundësojë patronazhistëve të zbulojnë se për kë ka votuar çdokush në 6 bashki!

Përsëri heshtin dhe hesht “Shtëpia e Lirisë”. Ata kanë një përfaqësues anëtar në KQZ që është përfaqësuesi i LSIsë. Kanë dhe një përfaqësues të subjektit zgjedhor, dhe përsëri heshtin..

Të paktën mos heshtni ju të tjerët dhe bjerini kokës!

Ndaj jemi në censurë!!! Se s’duan të merret vesh se si vazhdojnë “të dështojnë” dhe të na shesin!!!