Rama në SHBA, merr pjesë në samitin e vendeve anti-ISIS, më 26 shtator

361
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u nis sot për në New York, ku do të marrë pjesë në samitin e vendeve të koalicionit anti-ISIS më 26 shtator. Rama është i ftuar në këtë samit nga presidenti i SHBA Barak Obama, i cili është edhe iniciatori i këtij takimi ku do t’iu bëhet një bilanc arritjeve të deritanishme dhe sfidave përballë Shtetit Islamik dhe Ekstremizmit të Dhunshëm.
Kryeministri i Shqipërisë, do të jetë njëri prej 12 liderëve politikë botërorë dhe i vetmi nga vendet e rajonit, që do të mbajë një fjalim për përballjen e Shqipërisë me ekstremizmin. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë samit është shprehje e vlerësimit për kontributin që ka dhënë populli dhe shteti shqiptar në luftën kundër terrorizmit dhe sigurinë e paqes kudo në botë.
Sigal