Durrës, arrestohet tekniku i një firme ndërtimi pas vdekjes së një punëtori 22-vjeçar

488
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 33-vjeçar me detyrë teknik në një firmë ndërtimi pas vdekjes së një punëtori. Nga të dhënat zyrtare bëhet me dije se është arrestuar shtetasi Elvis Kotri, banues në Tiranë.
Kjo pasi më datë 23shtator në lagjen Nr.4 në Durrës, Kotri nuk ka marrë masat e sigurimit teknik në punë dhe për pasojë është rrëzuar nga skela dhe ka ndërruar jetë në spital punëtori 22-vjeçar B.V., banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë “.
Sigal