Tentoi të korruptojë policin, arrestohet drejtuesi i mjetit Eno Mandro

551
Policia e Tiranës arreston një shofer pasi tentoi të korruptojë punonjësit e policisë. Uniformat blu kanë ndaluar Eno Mandro banues në Fier pasi efektivi i policisë rrugore ka konstatuar parregullsi dokumentash per mjetin me te cilin ishte duke udhetuar, me targe AA 007KC.
Gjatë plotësimit të gjobës 34-vjecari ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë me 2 mijë lekë të reja në këmbim të mosvendosjes së masës administrative. Materialet procedurale i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqëor Tiranë për veprën penale të “Korrupsionit ”
Sigal