Elbasan/ Furgoni përplas për vdekje gruan 47-vjeçare

411
Një grua 47-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të premteje në Elbasan, pasi është përplasur për vdekje nga një furgon në ecje e sipër. Burime pranë policisë rrugore bëjnë të ditur se, gruaja, banuese në Belsh, po kalonte rrugën në këmbë kur papritur është përplasur nga mjeti në lëvizje. Sipas burimeve, patrullat policore që kanë mbërritur në vendngjarje kanë identifikuar dhe ndaluar drejtuesin e furgonit, shtetasin Sokol Paja, 36 vjeç dhe banues në fshatin Ras, ku ka ndodhur dhe aksidenti. Ndërsa viktima është identifikuar me emrin Aishe Hidri.
Sigal