Balla: Gati për konsensus me PD nëse heqin dorë nga budallallëqet

417
Deputeti i majtë Taulant Balla në profilin e tij në Facebook ka publikuar nje status ku deklaron se janë gati të kërkojnë konsensusin në Kuvend, kudo m jat që PD të heqë dorë nga budallallëqet. 
Shkrimi i Ballës në Facebook

 Jemi gati ta kërkojmë konsensusin në Kuvend, në komisione, në ajër të pastër apo dhe po të duan edhe në sallën e dasmave ose në hollin e funeraleve të Shqupit, mjafton që të heqin dorë nga budallallëqet e gatuara me variantin “shto ujë dhe shto miell” në mensën e Shqupit. Me budallallëqe kam parasysh propozime qesharake që nuk gjenden në asnjë ligj të asnjë vendi të botës. Nëse duan të çlirojnë përfaqësimin politik nga personat e dënuar të dyja draftet mund të bëhen një draft i vetëm konsensual brenda 24 orësh. Ndërsa nëse duan të mbajnë frymën e Shqupit gjallë me këtë histori duke nxjerrë lloj lloj çudirash të panjohura në historinë e botës, kjo punë nuk mbaron as sikur të humbasin 24 zgjedhje me radhë. Ne do votojmë çdo gjë që nuk çudit botën për nga budallallëku dhe që nuk na bën ne të tjerëve po aq qesharake sa ç’janë bërë miqtë tanë opozitarë.
Sigal