Sherr në shtëpi, 17 -vjeçari vret babanë me çekan kokës

450
Sigal

KRUJË- Një tjetër krim makabër trondit vendin 24 orë pas vrasjes në një shkollë në Durrës. Këtë radhë, krimi ka ndodhur në familje, ku pas një sherri atë e birë, adoleshenti i ka marrë jetën të atit. Ashtu si në vrasjet e shumta që po ndodhin, policia ka konfirmuar se, “autori do dalë para drejtësisë, po hetojmë shkaqet e ngjarjes”. Burime për “Telegraf” konfirmojnë se krim brenda familjes ka ndodhur në orën 18:30 të ditës së enjte në fshatin Tapizë të Krujës në lagjen “Grumbullimi”. Konfirmohet se djali 17-vjeçar A. Karashi ka qëlluar për vdekje babanë 64-vjeçar Dali Bajram Krashi pas një grindjeje mes tyre. Sipas rrëfimeve të para të 17-vjeçarit në polici, babai ka ardhur i pirë në familje dhe ka tentuar të rrahë nënën dhe fëmijët e tjerë të familjes. Djali i ka dalë në mbrojtje nënës. Teksa babai kishte marrë në dorë levën, i biri ka marrë në dorë një çekiç dhe e ka goditur të atin, duke i shkaktuar vdekjen. “Nuk doja ta vrisja, por vetëm ta parandaloja”, ka pohuar mes të tjerave 17-vjeçari. Policia po heton shkaqet e plota të ngjarjes.