Përjashtohet nga PLL, reagon Ekrem Spahiu: Mendova se ishte 1 prilli

504
Ekrem Spahiu ka reaguar pas lajmit të shkarkimit të tij nga senati i Partisë “Lëvizja e Legalitetit”. Në një deklaratë për media, Spahiu thkeson se fillimisht mendoi se ishte 1 prilli, duke e cilësuar veprimin e PLL një turp. 
Deklarata e Ekrem Spahiut 
“Pasi 31 degët e PLL kanë kërkuar largimin e Sulejman Gjanës, mundohet t’i shpetojë shkarkimit” Në orët e pasdites disa gazetarë më telefojnë për një prononcim, se mediat online kanë nxjerrë një lajm ku Sulejman Gjana më ka përjashtuar nga Partia. Më shkoi mendja se mos është 1 prilli por në fakt kalendari shënon 18 shtator. Hap celularin dhe kërkoj në google. Shikoj një të ashtuquajtur deklaratë të PLL. Sigurisht që u habita. Sa turp për këtë njeri ku paska degraduar. Nga 21 nëntori 2013, nuk jam kryetar dhe në asnjë funksion partie përveçse anëtar i Këshillit Kombëtar. Kishte gjithë kohën e duhur për tu promovuar si Kryetar Partie por si duket nuk ia ka arritur dhe do të njihet në opinionin politik, mediatik dhe publik duke u marrë me emrin tim. Një sjellje primitive per ta mishëruar. Tashmë që 31 Degët e PLL i kanë kërkuar dorëheqjen e tij mendon se do të shpëtoj në këtë mënyrë të shëmtuar. Turp.
Sigal