Haxhinasto: Investimi në Infrastrukturë kthehet në përfitim

499
Është zhvilluar sot Konferenca Ndëkombëtare e Transportit Rrugor në Tiranë në të cilën u risollën problematikat e rrugëve dhe prioritetet e ministrisë dhe jo vetëm në këtë fushë.Në fjalën e tij ministri Haxhinasto theksoi se çdo investim në Infrastrukturën rrugore kthehet në përfitim për qytetarët dhe për zhvillimin e konomik.
“Do ndihmojmë komunitetin e bizneseve për tu përballur me sukses me të gjitha sfidat që ne kemi si shoqëri, përsa i përket infrastrukturës. Çdo investim në infrastrukturë është kthim në zhvillim të qëndrueshëm, kthim në përfitim- tha Haxhinasto
Në konferencën ndërkombëtare ishte i ftuar edhe kreu i Bashkisë Erion Veliaj i cili vuri theksin tekfakti se është një problem i gjithë Rajonit mungesa e aftësisë për të përthithur fonde nga BE dhe për të investuar në këtë sektor kaq të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomik
Sigal