Jo 5 por 10 vende janë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë / Flet korrespondetja nga Brukseli

294
Sigal

Gazetarja e njohur, Erisa Zykaj, e cila raporton prej kohësh nga Brukseli, ka deklaruar në një komunikim televiziv se nuk janë 5 vende kundër nisjes së negociatave me Shqipërinë, por janë dhjetë vende.

Ajo tha se bëhet fjalë për ato vende që kundërshtuan nisjen e negociatave në atë kohë kur foli presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Ndarja e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut është artikuluar edhe më parë, por jo zyrtarisht.  Është bërë e qartë se Maqedonia ishte shumë afër hapjes së negociatave, kurse Shqipërinë e pengonin parakushtet që duhet të plotësohen përpara hapjes zyrtare të negociatave,” tha ajo.

“Sot, me draft-konkluzionet e ambasadorëve, kemi parë një dominim të vendeve që janë kundër hapjes së negociatave më Shqipërinë. Bëhet fjalë për pesë nga gjashtë kushte. Sot është provuar se ky grupim nuk është vetëm pesë vende, por janë më shumë. Por kemi një grupim prej rreth 10 vendesh, të cilit i është referuar presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ne sot shohim që këto shtete janë të forta në qëndrimet e tyre, dominojnë dhe në draft ku janë përfshirë të gjitha parakushtet që ato mendojnë se nuk janë plotësuar nga Shqipëria,” tha Zykaj.