DETAJE/ Akuzohet për 15 grabitje, kush është ‘Rrem Paturri’

353
Sigal

Policia sot ka arrestuar Andi Rexhepin ose i njohur ndryshe si ‘Poturri’. Një emër jo pak i njohur në fushën e grabitjeve duke nisur që nga shtëpitë e ‘yjeve’ në Greqi deri tek arrestimi së fundmi për grabitjen e Postës në Krujë.

Dhe në fakt për këtë të fundit ai u konsiderua dhe si ‘koka’ i bandës së grabitjeve por më pas u la i lirë për shkak të mungesës së provave.

Por sot Policia ka vërtetua autorësinë e tij në 15 grabitje në vitet 2018- 2019 kryesisht në banka, argjendari, karburante etj.

Andi Rexhepi u dënua në Greqi për vjedhje e grabitje por u arratis nga burgu. Ai aty ishte pjesë e një bande shqiptarësh që grabisnin shtëpi, kryesisht të ‘yjeve’ grekë.

Më pas në Shqipëri ai dyshohet se ka goditur me automjet për vdekje një person kurse në nëntor 2019 ishte mes të arrestuarve për vjedhjen e 130 milionë lekëve në Postën e Krujës.

Por u lirua nga Gjykata se nuk kishte prova që ai kishte organizuar apo të ishte pjesëmarrës në atë grabitje.