Peqin, tenton të trafikojë në Itali 19-vjeçaren, arrestohet 25-vjeçari

402
Specialistët Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Mario Hyka, vjeç 25, banues në fshatin Çengelaj Peqin. Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi duke e mashtruar me premtimin për martesë, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë , ndaj shtetases A.GJ vjeç 19, banuese në fshatin Çengelaj, Peqin si dhe më pas ka tentuar ta trafikonte në Itali. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i personave, mbetur në tentativë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Sigal