Fier, arrestohet ish-përgjegjësi i sigurimeve shoqërore për vjedhje

403
Ish përgjegjësi i Sigurimeve Shoqërore në Fier është ndaluar për akuzën e vjedhjes me anë të shpërdorimit të detyrës. Mësohet se specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar, kanë vënë në pranga 56-vjeçarin Arben Bishyti, banues në lagjen “konferencë e Pezës”, Fier, ish përgjegjës i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore Fier. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Fierit më datë 5 nëntor 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim. 56-vjeçari në bashkëpunim me Laver Sakaj (i cili ndodhet në masën “Arrest në burg”),nuk kanë bërë derdhjen e kontributeve të qytetarëve, por i kanë përvetësuar këto para për vete.
Sigal