Rama kërkon referendum nga baza socialiste për kryetarin e PS

439
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar qartë se do të bëhet një referendum për të përcaktuar nëse ai duhet të jetë në krye të Partisë Socialiste apo duhet t’i ndërpritet mandati, dhe rrjedhimisht edhe si Kryeministër i vendit.
“Si të bëjmë që të mos torollisim shumicën e atyre që qeverisim dhe të respektojmë ata që janë pakica dhe mendojnë ndryshe. Ka një fuqi që e bën dhe quhet Partia Socialiste. Të bëjmë një referendum dhe ta vendosin socialistët çështjen e mandatit tim, pra as ju, as ne, por socialistë dhe të shkojmë tek ata që ta vendosin për të më zgjedhur me një anëtar një votë, apo mandati im të rinovohet automatikisht”, propozoi Kryeministri Edi Rama. Këtë deklaratë “bombë”, Kryeministri e bëri në fund të fjalimit të tij të gjatë në mbledhjen e Asamblesë së PS, ku pranoi hapur dhe iu përgjigj edhe deputetit Ben Blushi se është e vërtetë që statuti është shkelur dhe mandati i tij në krye të PS ka përfunduar. Por, Rama është justifikuar duke thënë se ka lënë pas dore partinë që ai drejton, për shkak të angazhimit në Qeveri, duke u fokusuar së tepërmi në punën e tij si Kryeministër i Shqipërisë.
Sigal