Rama intervistë për RAI 3: Do flas për Shqipërinë që ndryshon përditë

467
Tashmë nuk është e para herë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tashmë është kthyer në një personazh publik dhe në Italinë fqinje. Mediat e shohin kryeministrin e Shqipërisë interesant, dhe vijojnë ta ftojnë për intervista.
Pas një interviste për televizionin italian ‘La7’ pak muaj më parë, kryeministri Rama do të japë dhe një tjetër intervistë për mediat italiane por tashmë në televizionin publik RAI 3 në emisionin Agorai.
Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri nëpërmjet një postini në Facebook. “Nesër në 08:00 në @agorarai Rai3 livetv për Shqipërinë që ndryshon përditë, marrëdhëniet me Italinë fqinje, Evropën në vështirësitë e kohës, shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.
Sigal