Qytetarët mund të pushojnë vetëm buzë kanaleve, bregdetin e kanë zaptuar oligarkët

134
Sigal

Auditi i KLSH nxjerr zbuluar mungesën e zonave të lira që qytetarët të pushojnë falas në plazhet publike. Madje edhe ato pak zona që janë lënë të lira, janë vendosur pranë kanaleve të ujrave të zeza, ku shumica e qytetarëve sapo mbarojnë plazhin përfundojnë në spitale nga infeksionet. Oligarkët pasi zaptuan tokat me hotele, kanë zaptuar edhe rërën kundrejt milionave të ministrisë së turizmit

 

Auditi  I KLSH nxjerr zbuluar mungesën e zonave të lira për të pushuar qytetarët, rekomandoi rritjen, aksesin e lirë, të qytetarëve në plazhe. Mungesa e plazheve publike, ndarja e re mund të përfshihet në ligjin për bregdetin

Thuajse çdo vit, institucionet miratojnë vendime dhe nënvizojnë faktin se do të ketë një ndarje më të drejtë të bregdetit duke synuar lënien e zonave të lira për plazhe publike, por konkretisht kjo nuk ndodh në një pjesë të mirë të vendit. Për rrjedhojë, mes qytetarëve dhe bizneseve që kanë fituar të drejtën, në jo pak raste ka përplasje. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një nga auditimet e tij pranë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit të zhvilluar një vit më parë, kërkoi pikërisht më shumë vëmendje në këtë pikë, por duket se zbatimi i saj nuk ka qenë i mundur edhe këtë vit. KLSH rekomandonte që “Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisi të marrë iniciativën ligjore dhe t’i propozoje KM ndryshimin (apo përmirësimin) e pikës 2 të nenit 4 të VKM nr. 171, date 27.03.2019, me qëllim për të vendosur një raport të drejtë mes plazhit publik dhe plazhit privat, ku ndarja e sipërfaqes së plazhit të lejuar si plazh privat/publik të bëhet proporcionalisht, në mënyrë perpendikulare me vijën bregdetare, sipas një raporti të drejtë, ku gjithmonë të prevalojë interesi publik duke rritur aksesin e lirë të qytetarëve në plazhe, pa cënuar të drejtën e subjekteve private për zhvillimin e biznesit”. Kjo kërkesë për Agjencinë duket se ka qenë e pamundur që të realizohet, pasi ndarja e plazheve është jashtë tagrit të saj dhe për këtë ka sugjeruar se do të propozohet që kjo ndarje për plazhet ndoshta të mund të përfshihet tek draft ligji “Për bregdetin”. “Rekomandimi është vlerësuar nga AKB, por miratimi i listës së plazheve dhe i hartës së stacioneve të plazheve, sipas tipologjive të tyre, si dhe plazheve publike, nuk miratohet nga AKB, por nga Komiteti i Menaxhimit të Sezonit turistik, bazuar në propozimet e njësive të vetëqeverisjes vendore, sipas Vendimint nr. 171, datë 27.03.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, i ndryshuar. Ndërkohë që do të sugjerohet mundësia për ta përfshirë në draft ligjin për bregdetin, sipas Urdhrit të Ministrit të Turizmit të Mjedisit Nr. 8654 prot, datë 01.12.2021 “Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e projektligjit “Për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare” ka nënvizuar agjencia. Gjatë këtij viti, ndarja e plazhit u bë në një periudhë më të hershme sesa ndodhte vit pas viti pas hapjes së procesit të aplikimeve. Të paktën 401 aplikantë kërkuan të drejtën për struktura shërbimi në stacione plazhi në bregdet kanë marrë lejë me kusht këtë vit. Miratimin e dha Këshilli Kombëtar i Territorit sërbashku me hartën e saktë se ku ndodhet secili nga këto stacione plazhi në 11 bashki dhe 6 struktura shërbimi brenda vijës bregdetare të bashkive Durrës dhe Kavajë. Këto 401 struktura shërbimi ndodhen në bashkitë: Pogradec, Shkodër, Lezhe, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himare, Sarandë” dhe “6 struktura shërbimi brenda vijës bregdetare të Bashkive Durrës dhe Kavaje”.