Shqiptarët ikin drejt BE-së, afganët dhe sirianët zbarkojnë në Shqipëri

162
Sigal

INSTAT/ Azilantët me origjinë nga Afganistani zënë 98.6% të azilkërkuesve. Vetëm gjatë vitit 2021 e kanë fituar shtetësinë shqiptare 68.1% më shumë të huaj dhe e kanë lënë shtetësinë 41.1% e shqiptarëve

Në Shqipëri erdhën 2533 azilkërkues, me rritje vjetore 13.5%, e lanë shtetësinë shqiptare 724 persona.

Në vitin 2021 rezultojnë 711 persona, të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, me një rritje 68,1%, krahasuar me 2020.

Në vitin 2021, rezultojnë 724 persona, të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke shënuar rritje me 41,1%, krahasuar me vitin 2020.

 

Numri i azilkërkuesve në Shqipëri arriti në 2533 azilkërkues, duke shënuar rritje me 13,5% krahasuar me 2020. INSTAT raportoi se, azilkërkuesit me origjinë nga Afganistani zënë 98,6% të azilkërkuesve gjithsej në vitin 2021 dhe rezultojnë 2.498 persona. Në vitin 2021 rezultojnë 711 persona, të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke shënuar rritje me 68,1%, krahasuar me vitin 2020. Gjatë vitit 2021 rezultojnë të jenë 724 persona, të cilët kanë humbur shtetësinë shqiptare, duke shënuar rritje me 41,1%, krahasuar me vitin 2020. Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve në 2021 kuptojmë se, shumicën e rasteve e përbëjnë ata me origjinë nga Afganistani me 2.498 azilkërkues, duke vijuar me 19 azilkërkues nga Siria. Duke parë kërkesat për azil sipas muajve, se piku i aplikimeve kanë qenë në muajt shtator, nëntor, të cilët përbëjnë 76,4% të azilkërkuesve gjithsej. Kjo si pasojë e situatës politike në Afganistan.

Gjatë 2021 rezultojnë 7 vendime pozitive për dhënie të statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit, nga këto raste 4 u përkasin shtetasve nga Afganistani dhe 3 Siria.

Në vitin 2021 rezultojnë 711 persona, të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke shënuar rritje me 68,1%, krahasuar me vitin 2020, nga të cilët 443 persona, që kanë fituar shtetësinë shqiptare janë meshkuj dhe 268 femra. Vihet re një dominim i meshkujve me 62,3%.

Në vitin 2021, rezultojnë 724 persona, të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke shënuar rritje me 41,1%, krahasuar me vitin 2020. Po të analizojmë të dhënat sipas gjinisë, vëmë re se 403 persona që kanë lënë shtetësinë Shqiptare janë femra dhe 321 meshkuj.

Gjatë vitit 2021 grup-mosha, që dominon është 30-39 vjeç me 31,5% të personave që kanë fituar shtetësinë Shqiptare e ndjekur me grup-moshën 20-29 vjeç dhe 40-49 vjeç me 22,9% dhe 19,3% respektivisht. Për personat që kanë lënë shtetësinë Shqiptare grup-mosha që dominon është 30-39 vjeç me 38,8% e ndjekur me grup-moshën 40-49 vjeç dhe 20-29 vjeç me 23,9% dhe 18,6% respektivisht.