Qeveria dhe oligarkët po ngrenë vilat dhe pallatet me tulla gjaku

496
Sigal

Analizë nga kino-regjizori Mark Topollaj: Qeverisë së Rilindjes i mungon përgjegjshmëria, ndërsa populli në varfërin e vet po shuhet në dëshpërim. Me mijëra shqiptarë po i thonë lamtumirë atdheut, ndërsa funeralet e panumërta trondisin vendin. Mungesa e ndërgjegjes, zhvatja, mashtrimi, demagogjia, krimi, kërcënimi, tradhëtia, paaftësia, dorheqja dhe 9 kushtet për BE

Qeverisë së Rilindjes i mungon Shëndeti Mendor                                                                 

Mark Topollaj

Kino-regjisor

 

Qeveria dhe oligarkët po i ngrenë vilat dhe pallatet me tulla gjaku. Populli në varfërinë e vet po shuhet në marazin e dëshpërimit. Po plakemi. Me qindra e mijëra shqiptarë çdo ditë i thonë lamtumirë Atdheut. Funeralet e pa numërta tronditin Universin.

Zoti Edi Rama e ke harruar ndërgjegjen, nuk dihet se ku, dhe ke një orientim mendor egocentrist. Ke krijuar një staf politik psikotik dhe zhvatës. Si demagog dhe mashtrues, tek shqiptarët solle një mendim kërcënues, shkatërrues dhe arsyen e ke lënë në harresë, ndoshta në zyrën e Vuçiçit.

Zoti Kryeministër, ti linde nga palca e së keqes dhe erdhe në pushtet i mbështjellë me veladonin e mashtrimit dhe i vendosur në vazhdimësinë e rrugës së korrupsionit dhe të krimit. Shembujt janë monstruozë. Nuk duhet ta harrosh kurrë se populli shqiptar është një komb me fizionomi të veçantë. Përditshmëria e gënjeshtrave të tua ka bërë të zverdhet struktura unitare. Je i pa përgjegjshëm dhe i pa aftë dhe çdo ditë e mira gjakoset nga e keqja. Ndjenja e tingëllimit gjallërues, e cila zien në palcën e vlerave etnike po shuhet.

Kudo që prezantohesh përmend të keqen, burgun, pastaj thua, se qeveria nuk dënon mëkatarët por drejtësia.

Po, a ka drejtësi këtu në Shqipëri?

Zoti Kryeministër, fjala burg simbolizon një gabim të pastër dhe prezanton të vërtetën e dritës së munguar. Ke një kapacitet kreativ pro sllav dhe kundra popullit tënd dhe shija e këtij veprimi nuk ka ekuilibër njerëzor. Të mungon aftësia për t’u bërë lider i Ballkanit.

Kosova trekëndëshi i këtij gadishulli e ndjen erën e tradhtisë. Na thuaj zoti Rama, kush je Ti që kërkon të shkëmbesh me serbin, armikun tonë shekullor tokat shqiptare me tokat tona të rrëmbyera nga shovinizmi serb? Ke krijuar një paradoks ekstrem dhe në çdo ditë po punon për t’i futur shqiptarët në kolapsin e vdekjes.

Nuk ke asnjë mundësi t’i plotësosh nëntë kushtet që të ka caktuar Gjermania

E para, je i pa aftë për t’i plotësuar këto kushte.

Dhe e dyta, je një personazh politik i korruptuar dhe i skaduar.

Kjo është arsyeja madhore që Ti duhet të kishe dhënë dorëheqjen kohë më parë.

Folklorizmin tënd patriotik nuk ka vlerë, në qoftë se nuk ve si udhërrëfyes gjeniun e Kombit Gjergj Fishtën. Ai ka thënë: “Është më mirë të kesh rrasën e varrit mbi krye se sa të jesh nën thundrën e serbit kokë-trashë”. Na thuaj, o i mohuari i Kombit, pse u fute në këtë rrugë që nuk ke mundësi të dalësh. Qysh atë ditë që të zgjodhën ty si zorzop dhe u bëre kryetar i zerzevulve Shqipëria mori të tatëpjetën më keqas se më parë. Kjo ishte arsyeja që Evropa ta mbylli derën. Në drejtimin e kësaj “Rilindjeje” pa kuptim nuk bëre asgjë. Mblodhe një grup kopukësh të pa aftë ku shok ke vetëm Haxhi Qamilin. Siç duket ti u nise për në Beograd pa lexuar promemorien e Vaso Çubrilloviqit. Ky mendim famëkeq i Çubrilloviqit kundra shqiptarëve u ligjërua në klubin e kulturës serbe për shpërnguljen e vëllezërve tanë nga vatrat e tyre. Edhe kancelaritë të Evropës si ato zonjat në ‘marçapiede’ e injoruan këtë fakt tragjik për shqiptarët. Kurse ti sot përdor një ironi të zverdhur dhe e ve në funksion të mashtrimit pansllav.

Përdor folklorizmin për të prezantuar patriotizmin

Serbët armiqtë tanë shekullorë kanë përdorur në Kosovë imagjinatën e krimit të paparë në historinë e njerëzimit. Ata me vullnetin shtetëror kanë lënë hapur në vazhdimësinë e shekujve kujtimet e urrejtjes. Vëllezërit tanë kosovarë janë në gjendje ta kontrollojnë urrejtjen dhe durimin, megjithëse në zemrën e tyre ekziston dhimbja. Ti nuk do me ditë origjinën e kësaj dhimbjeje dhe si do të zbutet kjo e keqe. Zoti Rama, ti prezanton vetveten në veprime të pakontrolluara. Në mullirin e mashtrimeve të “Rilindjes” ti bluan rrenat e tua, poshtërimet e mashtrimeve të “Rilindjes”, poshtërime dhe fyerje. Mbi kupolën e partisë së Zerzevulve ke vendosur flamurin e largimit të shqiptarëve në rrugëtime të vështira. I kënaqur për kuadrot që ke zgjedhur në sallën e parlamentit pikturoje hundën e Sali Berishës. Ky popull duhet të gjejë rrugën e zbërthimit të hekurave të injorancës politike për të shpëtuar këtë popull të poshtëruar. Epoka e Komunizmit në Shqipëri po vazhdon gjatë, e cila gjithmonë ka prezantuar të fshehta dhe rrugë të pasigurta.

Politika e ka mbërthyer popullin në një realitet të mohuar. Individi është përdhosur. Mungon mendimi politik kombëtar, e cili vazhdon me lubrifikimin e abuzimeve. Ky quhet ekstremi i dhunuar ose një formë e re e ndërtimit politik shkatërrues. Shqiptarë, mos duroni gjithmonë dhimbjen, sepse është fatkeqësi në vazhdim! Duhet të godasin sa nuk është vonë këtë politikë grabitqare e vrastare.