Qeveria anulon prokurimet publike, Basha me dy kërkesa: Transparencë dhe monitorim!

312
Sigal

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zbuluar sot se qeveria ka marrë vendim të anulojë çdo prokurim publik. Duke e përshëndetur këtë vendim, Basha i ka drejtuar dy kërkesa qeverisë, të bëjë transparencë dhe ta kthejë në vendim të qartë qeverie.

Sipas kreut të PD, ky është vendim i vonuar dhe i kërkuar prej tri javësh nga PD, ndaj sot përsëriti një kërkesë që e quajti urgjente, të anulohen me vendim qeverie të gjithë koncensionet.

“Çdo prokurim që nuk lidhet me emergjencën nga COVID, sot mësuam jozyrtarisht nga faqja e prokurimeve publike se qeveria ka vendosur anulimin e prokurimeve.

Dua të uroj që ky lajm të jetë i vërtetë, ndonëse i vonuar më mirë vonë se sa kurrë.

Dua t’i kërkoj që këtë njoftim të APP ta kthejë menjëherë një vendim të qartë e të prerë qeveritar.

Duke e përshëndetur ndonëse të vonuar këtë vendim që nëse zbatohet sic është shpallur do i kursejë afro 200 milionë euro shqiptarëve, dua të kërkoj transparencë totale në zbatim të këtij vendimi.

Opozita do monitorojë që ky vendim të zbatohet në atë mënyre që mos të ketë mundësi të abuzohet me paratë e shqiptarëve.

Të anulohen koncesionet për PPP dhe cdo lek i qytetarëve duhet të shpenzohet për tejkalimin e krizës së pandemisë”, tha Basha.