Kujdes me IBAN-in sepse penalizoni të tjerët! “Paga e Luftës”, Tatimet publikojnë udhëzuesin

113

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar udhëzimin përkatës se si bizneset me të ardhura deri në 14 milionë duhet të aplikojnë për të përfituar atë që cilësohet si “Paga e Luftës”.

Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 27 mars,  subjektet tatipampagues të cilët do të aplikojnë për përfitim të ndihmës financiare, duhet që:

-Për vitin 2019 të kenë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,

-Të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim,

-Duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin ose tatimin mbi fitimin

“Për të dorëzuar formularin “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare”, çdo tatimpagues që plotëson kriteret e mësipërme, duhet të aplikojë nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik, në e-filing, duke filluar nga data 1 Prill e në vijim” njoftojnë Tatimet.

Udhëzuesi praktik mbi mënyrën e aplikimit dhe plotësimit të këtij Formulari (bashkëngjitur këtij njoftimi) sqaron hapat që duhet të ndiqen për plotësimin në mënyrë korrekte të tij.

Individët, me status i vetëpunësuar, përfitues sipas VKM-së Nr.254, datë 27. 03.2020, në plotësimin e Formularit për përfitimin e ndihmës financiare, nëse nuk disponojnë një llogari personale, mund të përdorin të dhënat e llogarisë bankare të hapur për qellim të biznesit. Nëse nuk e disponojnë një llogari biznesi, do të duhet të paraqiten pranë një prej bankave të niveli të dytë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare personale apo biznesi.

Individët përfitues (punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; të punësuarit në personat fizikë tregtarë; të punësuarit në personat juridikë), të cilët nuk disponojnë një llogari bankare aktive, duhet të paraqiten pranë një prej bankave të nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare.

Kujdes: Të dhënat e llogarisë bankare, bëjnë pjesë në të dhënat e detyrueshme për t’u plotësuar në Formularin e përfitimit të ndihmës financiare

Ato duhet të disponohen nga individët përfitues dhe duhet t’i vihen në dispozicion subjektit, përpara kryerjes së aplikimit elektronikisht në llogarinë e deklarimit elektronik.

Subjektet me status i vetëpunësur, të cilët mund të jenë nën masa të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore (bllokim llogarie bankare), duhet të hapin një llogari personale bankare, (e cila nuk mund të përdoret për qëllime te tjera), për të bërë të mundur përfitimin e ndihmës financiare.

Subjektet që do të plotësojnë kërkesën, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku IBAN i llogarisë bankare është e dhënë shumë e rëndësishme.

Sipas Tatimeve, plotësimi i pasaktë i kësaj të dhëne, bllokon procesin e kalimit të pagesës nga Thesari, edhe për përfituesit e tjerë, pjesë e të njëjtit Formular./scan

Njoftimi i plote: KLIKO KETU