Qeveria : 50 milion për lugë, pjatanca dhe pije

506
Sigal

Shqiptarët po arratisen ccdo ditë nga vendi prej mjerimit, papunësisë dhe mungesës së bukës së gojës, ndërkohë që Shërbimet Qeveritare shpenzojnë miliona për qejfe, luks, gota shampanje , pije deri tek gërshërët për pastrimin e peshkut. Paradoksi: Studentëve nuk u jepet bursë po nuk I kanë të dy prindrit invalid

Shqiptarët largohen nga Shqipëria për shkak të mjerimit, qeveritarët shpenzojnë milionat për qejfe dhe lukse

Tenderi i qeverisë: 45 mijë euro për lugë e pjatanca, verë dhe antipasta

Gjatë 4 viteve të fundit janë larguar nga Shqipëria mbi 400.000 shqiptarë, për shkak të mjerimit dhe papunësisë, ndërkohë që ka 6 vjet që qeveria nuk ka ngritur rrogat dhe pensionet, ka shkurtuar shumë edhe ndihmën sociale, çmimet në treg janë shumëfishuar, dhe nga ana tjetër, qeveria ka rritur dhe ka shtuar edhe taksat.

Luksi i qeveritarëve me taksat e qytetarëve

Mirëpo, në kontrast të madh me këtë mjerim, qeveritarët jetojnë në luks, duke shpenzuar për qejfet e tyre qindra miliona lekë, për dreka dhe darka qeveritare, duke kërkuar që t’u servilet mishi, ëmbëlsirat, frutat në pjatanca floriri, ndërkohë që verërat e zgjedhura mund të arrijnë qindra mijë lekë një shishe.

Tenderi i qeverisë

Qeveritarët në Shqipëri u kushtojnë një vëmendje të madhe shtëpive të pushimit, ku kalojnë aty një pjesë të kohës së tyre. Ashtu sikurse mund ta imagjinoni, këto shtëpi karakterizohen nga luksi i tepruar. Shpesh arredimi i tyre ndryshon, hartohen tenderë dhe buxheti sigurohet nga taksapaguesit shqiptarë. Në dokumentet e një tenderi të bërë nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka akorduar plot 4.051.535 lekë të reja pa TVSH (me TVSH rreth 45 mijë euro) për “pajisje, enë dhe mjete kuzhine për vitin 2019”. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje në këtë tender ishte dje, 23 tetor. Sipas dokumenteve, qeveritarët kërkojnë luks në këto shtëpi. Kërkohet që të blihen lloje lugësh, pirunësh, degustues vere e deri tek thikat, për mish, peshk, ëmbëlsirë, fruta etj. Po ashtu qeveritarët kërkojnë dekorues për kapuçino, modelues për role, përzierës koktejesh, spatul servisi për ëmbëlsira. Iu nevojitet gjithashtu pirunë antipaste, ëmbëlsire, mishi, edhe pjata antipasta, pjata në formë kapele, pjatanca drejtkëndore, pjata plastike me 2 ndarje, rreth rrotullim pjate, pjatë për djathërat, për akullore dhe shumë aksesorë të tjerë kuzhine. Mirëpo, kjo nuk është hera e parë “që qytetarëve shqiptarë u bie barra e madhe” për të arreduar shtëpitë e qeveritarëve. 1 vit më parë, u hartua një tender me vlerë 30 milionë lekësh të vjetra, për blerjen e gërshërëve për pastrim peshku dhe 100 gota shampanje.