Akuzojnë opozitën, por Spiropali filmohet duke kërcyer në lokalin plot me njerëz (VIDEO)

324
Sigal

Kryeministri Edi Rama nuk ka ditë që të mos akuzojë opozitën, duke thënë se nuk respektojnë masat anti-covid, por mjafton që të shikojmë këtë video të ministres Elisa Spiropali për të kuptuar sesa i ”shqetësuar” është Rama për pandeminë apo nga frika e 25 prillit.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar këtë video të Spiropalit që shihet duke kërcyer në ambientin e mbushur plot me njerëz.

Sipas Këlliçit, kjo video është bërë në Kamëz gjatë fushatës zgjedhore.