Pyetet për përplasjet me Dritan Lelin, Rama refuzon të flasë

160
Sigal

Në konferencën e zhvilluar këtë të martë, kryeministri Edi Rama u pyet për takimin me strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë dhe debatet në kryebashkiakun Dritan Leli.

Por kryeministri ka mbyllur konferencën duke mos pranuar të përgjigjet.

Pyetja: Takimi që keni pasur në Vlorë, ku nuk i keni kursyer rezervat për Dritan Lelin. Doja të dija zanafillën, a ka nisur që te refuzimi i ftesës për të dalë kandidat apo për punën si kryetar bashkie?

“Se di ku e pe sesa u kurseva apo sa su kurseva se nuk ke qenë e pranishme aty. Faleminderit të gjithëve”, tha Rama ndërsa mbylli konferencën.

Më herët në mbledhjen e Asamblenë në Vlorë, Rama në një komunikim për mediat deklaroi se pavarësisht se këtë mandat qeverisës zgjodhi të mbajë mandatin e deputetit në Durrës, lidhje e tij me Vlorën mbetet, ndërsa paralajmëroi për rotacione.

Duke u ndalur tek kryebashkiaku Dritan Leli, Rama ka thënë se për të nuk ka vend pasi, sipas Ramës, ai vendosi që të mos jetë në betejën e radhës.

Rama tha po ashtu se Leli duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ndërsa nxiti këshilltarët që të bëjnë detyrën por të mos e kthejnë në çështje personale.

Pjesë nga deklarata e Kryeministrit Edi Rama pas mbledhjes së Asamblesë zhvilluar më herët në Vlorë:

“Durrësi ka nevojë për mua, por ta harroj çdokush që do shkëputëm nga Vlora, Vlora ka punë të pambaruara dhe pafilluara. Për Lelin, do vazhdojmë betejën. Për të nuk ka vend, ai vendosi të mos jetë te beteja e radhës, asgjë s’duhet të jetë personale mes këshilltarëve dhe tij, ky është vendim politik. Duhet që këshilltarët të bëjnë detyrën, të bëjnë kontrolle në komisione sikur të ishte një kryetar partie çfarëdo. Do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen, nuk pranon në këtë formë, në do vijojmë betejën.”