Publikohet dokumenti. Vasili: Komiteti i Helsinkit i ve vulën se ska ligj që të dalë mbi Kushtetutën

385
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar dokumentin e Komitetit të Helsinkit, i cili vë në dukje shkeljet ligjore të Partisë Socialiste dhe Kuvendit me ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

“Komiteti i Helsinkit me kthjelltësi profesionale te larte dhe me vetëdije kushtetuese dinjitoze ka formuluar qëndrimet e tij për tentativën puçiste te rilindjes për të ndryshuar ” Ligjin e Gjykatës Kushtetuese”. Ky ndryshim i rilindjes behej per te per te hequr betimin te presidenti te Gjykatësve Kushtetues duke shkelur turpshëm e dhunshëm Kushtetutën dhe duke i vënë shkelmin Reformës në Drejtësi”,- shprehet Vasili.

Publikimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“Mirënjohje për qëndrimin dinjitoz te Komitetit te Helsinkit në mbrojtje të Kushtetutes!! Komiteti i Helsinkit me kthjelltësi profesionale te larte dhe me vetëdije kushtetuese dinjitoze ka formuluar qëndrimet e tij për tentativën puçiste te rilindjes për të ndryshuar ” Ligjin e Gjykates Kushtetuese”. Ky ndryshim i rilindjes behej per te per te hequr betimin te presidenti te Gjykatesve Kushtetues duke shkelur turpshem e dhunshem Kushtetuten dhe duke i vene shkelmin Reformes ne Drejtesi.

Komiteti i Helsinkit i ve vulen se:

1.S’ka ligj qe te dale mbi Kushtetuten.

2.Ligji ishte nje puç i pakonsultuar me askend.

3.S’ka asnje shans qe ligji te kete fuqi prapavepruese

4.Ligjet e miratuara si pjese e Reformes ne Drejtesi nuk mund te behen prone e puçisteve te rilindjes.

5.Akti i betimit nuk është aspak një akt formal, por një moment kyç ne certifikimin e integritetit te personave qe marrin funksione kushtetuese.

6.Roli i presidentit është kyç dhe pazëvendësueshëm ne ekulibrat e shtetit, në unitetin e shqiptareve dhe ne integritetin e i institucioneve kushtetuese”.