Bushati i kthehet Escobarit: Kush e shantazhoi Bashën që të mos ushtronte zgjidhje demokratike?

318
Sigal

Analisti Andi Bushati ka reaguar pas intervistës së zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, i cili u shpreh se konflikti në PD zgjidhet me votë dhe jo me dhunë. 

Bushati i drejtohet Escobarit duke e pyetur se kush e shantazhoi Lulzim Bashën që të mos ushtronte zgjidhje demokratike.

Postimi
E degjova Escobar kur tha: “Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike”.
Po kam nje pyetje: kush e shantazhoi Bashen qe mos ushtronte zgjidhje demokratike?
Kush i tha atij bej perjashtim personal per nje deputet qe e kishin çuar ne parlament, me voten e tyre, demokratet?
Kush i tha do hani bar po vepruat sipas bindjes tuaj?
Pra demokracia dhe vota, qe u asgjesuan ne 9 shtator, nuk mund te afrohen si zgjidhje pas 8 janarit.

Image