PS mbyll fushatën zgjedhore në Tiranë

110
Sigal

Mjëra qytetarë morën pjesë në mitingun përmbyllës të organizuar nga socialistët në Parkun Olimpik. Erion Veliaj: Çdo punë që prek PS kthehet në vlerë për qytetin tonë! Edi Rama: Tirana është sot kryeqyteti i krenarisë sonë kombëtare.

Mitingu i PS në Tiranë, mijëra qytetarë tejmbushin Parkun Olimpik

Mijëra qytetarë pushtuan sot Parkun Olimpik ku Partia Socialiste zhvilloi mitingun përmbyllës të fushatës së saj në Tiranë. Edhe pse është një nga sallat më të mëdha në vend, numri i pjesëmarrësve ishte tepër i lartë, aq sa shumë u detyruan që ta ndjekin aktivitetin jashtë përmes monitorëve gjigand të vendosur.24 orët e fundit përpara se t’u drejtohen kutive do u shërbejë qytetarëve shqiptarë për të kristalizuar dhe vendosur se kë do të mbështesin me votë ditën e diel.

Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj dhe kryeministri, Edi Rama të rrethuar nga mijëra qytetarë të kryeqytetit, thanë se ka vetëm një skuadër që nuk i ka ndarë kurrë njerëzit, por vetëm i ka bashkuar dhe ajo është Partia Socialiste e Shqipërisë që e ka çuar vendin vetëm përpara.

Mandej kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se fuqia transformuese e bashkëpunimit mes qeverisë dhe Bashkisë ka ndryshuar Tiranën në çdo cep të saj. “40 shkolla të reja me standarde europiane janë ndërtuar në gjithë Tiranën”, nënvizoi Veliaj.

“Sot fuqia jonë transformuese e ka ndryshuar Tiranën cep më cep. Sot Tirana ka prej asaj fatkeqësie që u kthye në një mundësi 40 shkolla të reja cep më cep nga më të bukurat sot në rajonin tonë. Sot Tirana ka çerdhe e kopshte për t’u pasur zili, sot Tirana ka transformuar hapësirat publike. Thoshin mos ma prek sheshin, lodrat, mos ma prek pazarin, mos ma prek kalanë, mos ma prek Astirin, mos ma prek Bulevardin, por çdo punë që prek Partia Socialiste kthehet në një vlerë për qytetin tonë dhe kthehet në një hapësirë ku të gjithë si të barabartë, ku të gjithë me aspiratat e ëndrrat tona e realizojmë në Tiranë. Këto katër vite së bashku me Edin dhe Partinë Socialiste kemi bërë gjëra që dukeshin të pamundura. Askush nuk e mendonte që Tirana një ditë do të ishte “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Sot “Qyteti Evropian i Sportit”. Në dhjetor, kur Edi dhe qeveria jonë vendosën ta kthenin Tiranën kryeqytetin Evropian të Politikës, të ekonomisë, të diplomacisë, kur sollën të gjithë qeveritë e Evropës në Tiranën tonë, që deri dje ishte e fundit në Ballkan. Tirana jonë ishte qyteti më i lënë pas dore. Ishte injoruar, Tirana jonë ishte e pistë. E filloi Edi dhe skuadra e tij në 2000 transformimin e madh të Tiranës, me shumëfishimin e reformës territoriale. Arritëm që atë punë, atë mirësi, përkushtim që kishte Tirana urbane, sot ta ketë edhe Shëngjergji, edhe Zall Bastari, Krraba e Zall Herri, edhe Dajti, Ndroqi, Vaqarri, edhe Bërzhita, edhe Peza Kashari. Kjo është Tirona jonë e madhe dhe Tirona jonë e madhe do të shkojë vetëm përpara”, u shpreh Veliaj.

Vetëm me votën për këshillin mund të vijojmë projektet transformuese të Tiranës së gjeneratës së ardhshme!  Në takimin e madh përmbyllës të fushatës së kryeqytetit, zhvilluar në Parkun Olimpik, Erion Veliaj, tha se po vota për anëtarët e Këshillit Bashkiak është po aq e rëndësishme për Tiranën sa ajo për drejtuesit e rinj të bashkive.

Vetëm me shumicën socialiste në Këshillin Bashkiak, tha Veliaj, mund të merren vendimet e ardhshme të rëndësishme transformuese të Tiranës.