Protesta te Astiri, LSI kërkesë zyrtare me 6 pika Gjiknurit

380
Sigal

Deputete e LSI , kan derguar një kërkes   Ministrit të Infrastruktures ,Damian Gjiknurit , ku kerkojn informacion te detajuar per 6 pika , qe zbardh kështu edhe skemen e preishjes dhe demshperblimin e banorve të Astirit , të cilet preken nga Unaza e Re.

KUVENDI

GRUPI PARLAMENTAR I LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM

Nr._______ prot.                                                                                                  Tiranë, më __.__.2018

 

Lënda: Kërkesë

Drejtuar:     Z. Damian Gjiknuri
MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

  1. Afrim Qëndro
    DREJTOR I PËRGJITHSHËM
    AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR
  2. Artan Lame
    DREJTOR I PËRGJITHSHËM
    AGJENCIA E LEGALIZIMIT DHE URBANIZIMIT
  3. Valdrin Pjetri
    KRYEREGJISTRUES
    ZYRA QËNDRORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE
    TË PALUAJTSHME
  4. Erion Veliaj
    KRYETAR I BASHKISË
    BASHKIA TIRANË

Si deputetë përfaqësues të qarkut Tiranë prej më shumë se 28 ditësh kemi ndjekur nga afër situatën e krijuar me banorët e Unazës së Re lidhur me prishjen e godinave që preken nga zgjerimi i segmentit rrugor në zonën e Astirit dhe pjesën tjetër të Unazës së Madhe të Tiranës. Banorët janë thellësisht të shqetësuar mbi fatin e pronës së tyre privatë dhe përveç konfrontimit në terren më punonjësit e institucioneve të ndryshme publike shprehen se nuk kanë asnjë informacion zyrtar mbi prishjet apo shpronësimet. Duke marrë parasysh shqetësimin e lartë publik dhe numrin e madh të banorëve që preken nga projekt kërkojmë nga ana juaj informacion të detajuar për sa më poshtë.

  1. Kush e ka hartuar projektin përfundimtar të zgjerimit të segmentit rrugor në zonën e Astirit dhe gjithë pjesën e Unazës së Madhe të Tiranës? Kush e ka kërkuar hartimin e këtij projekti? A është miratuar projekti përfundimtar konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë? Sa është vlera totale e projektit dhe a është bërë një studim fizibiliteti? Ju lutem të na vendosni në dispozicion projektin të shoqëruar me të gjithë detajet teknike.
  2. A janë zhvilluar konsulta publike përpara miratimit të projektit përfundimtar nga institucionet shtetërore përgjegjëse?
  3. Sa është numri i pronave private që janë përllogaritur të shemben për të bërë të mundur realizimin e këtij projekti? Sa është sipërfaqja totale e këtyre pronave?
  4. Sa prej këtyre pronave private janë të pajisura me çertifikatë pronësie dhe sa jo (ju lutem të na vini në dijeni numrin e objekteve shoqëruar me sipërfaqen totale të tyre). Sa prej objekteve janë në proces legalizimi?
  5. A ka filluar procesi i shpronësimit për objektet e pajisura me çertifikatë pronësie? A është miratuar procesi i shpronësimit për objektet e pajisura me çertifikatë pronësie? A është miratuar VKM dhe VKB përkatëse? Sa është fondi i planifikuar për këtë qëllim?
  6. Si janë trajtuar nga Aluizni ndërtesat që preken nga ndërtimi i kësaj vepre? A janë vlerësuar apo trajtuar më ndonjë akt shkresor përjashtimi apo kualifikimi objektet në proces legalizimi, sipas ligjit?

 

Ju lutem na vini në dispozicion të gjithë procedurat e ndjekura deri në procedurën e prokurimit publik. Gjithashtu informacionin zyrtar të shkëmbyer ndërmjet ARSH-së dhe Aluiznit lidhur me këtë projekt. Përgjigjen tuaj kërkojmë që ta shoqëroni me dokumenta zyrtarë.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,

DEPUTETËT

Endrit Braimllari

Kejdi Mehmetaj

Floida Kërpaçi