Protesta përpara Kryeministrisë, studentët pastrojnë Bulevardin

429
Sigal

Në ditën e 12 të protestës së tyre, studentët e universiteteve publike në vend, kanë vendosur që të çojnë kauzën e tyre deri në fund. Ata kanë nisur të mblidhen rreth orës 10:00 para Kryeministrisë.

Studentët shprehen të bindur se do vazhdojnë protestat e tyre deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.

Kur edhe nuk ka nisur protesta, studentët që janë mbledhur para Kryeministrisë ia kanë filluar nga puna për pastrimin e Bulevardit. Raportohet se studentët janë parë me kova me ujë, teksa fshijnë dhe lajnë Bulevardin, atje ku po qëndrojnë prej disa ditësh.