Berisha prezanton kandidatin për kryetar të Bashkisë në Lushnjë: Në 2022 u vodhën 122 miliardë lekë

85
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi në Lushnjë kandidatin për kryetar bashkie, Eduart Sharka.

Berisha e quajti 14 majin si ditën që ndan historinë dhe u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë gjithçka për të ndaluar shkretimin dhe rrokullisjen e madhe të Lushnjes dhe Shqipërisë.

Berisha i bëri thirrje të gjithë socialistëve të ndershëm që të bashkohen kundër qeverisë së Edi Ramës, pasi sipas tij, kryeministri po përpiqet të vendosë monizmin në vend.

Berisha: “Të evidentojmë  profilet politike te partive tona, kryesisht unë jam i interesuar për, Ballin Kombëtar Demokrat, për të tonifikuar sa më shumë planin opozitar përballë mazhorancës.

Është nderi veçantë të flas sot para jush, të diskutoj me ju në këtë moment kritik, në këtë moment kur në thellësitë e kësaj toke, të shpirtit të çdo shqiptari buron një kushtrim, buron një thirrje; të bëjmë gjithçka për të ndaluar këtë rrokullisje të madhe të Lushnjes dhe Shqipërisë, këtë shkretim të madh të kombit shqiptar.

Në këtë kontekst, 14 maji është një datë që ndan historinë, sepse ju me 14 maj pas 32 vitesh jeni të ftuar të votoni kandidatin që ju keni zgjedhur me votën e lirë, që nuk ua ka emëruar as kryetari as kryesia e Partisë. Erdha këtu 1 vit e gjysmë më parë në këtë sallë dhe në çdo sallë ku shkova, demokratët me të drejtë kërkuan; ti emërojmë ne me votën përfaqësuesit tanë dhe kjo sot është një realitet. 

Me votën tuaj ju përzgjodhët për qytetar të parë Eduart Sharkën, njërin nga qytetarët shembullorë, një nga njerëzit më punëtorë, më të aftë, i cili e do me shpirt Lushnjes dhe e njeh në të gjithë problematikën e saj, një njeri i cili, një specialist, ekspert, demokrat i gatshëm për të vendosur të gjithë energjitë e tij, dijen, ndershmërinë përkushtimin në shërbimin tuaj. I gatshëm të shndërrojë bashkinë e Lushnjes në shtëpinë e parë të qytetarëve të Lushnjes. I gatshëm të bëjë gjithçka që çdo qindarkë e taksave tuaja të shndërrohet në mirësi, përmirësim të infrastrukturës, jetës së banorëve të këtij qyteti.

Liria është oksigjeni. Monizmi është sistem i cili shkelmon lirinë. Ndaj ne në 14 maj votojmë për ti dhënë një përgjigjë monizmit. PD është partia që  solli pluralizmin. Ne nxjerrim mësime nga gabimet, 2021 vendosëm që nuk ka bojkot zgjedhjesh kurrë. Ne tani duhet ta bëjmë natën ditë, për ti rikthyer Shqipërisë pluralizmin, edhe si akt të pluralizmit tone ju keni konstatuar se Edi Rama ka frikë nga vota juaj. Miqtë e mi,Lushnja dhe Shqipëria është një parajsë tokësore, por janë një mallkim për këto shqiptarë sepse kjo qeveri vjedh taksat tuaja. Është kontrolli i lart i shtetit që deklaroi se në 2022 në 9 muajt e parë të këtij viti u vodhen 122 miliardë lek. Në 8 vite ajo arritje që përbëntë arritjen që ne kaluam para të tjerëve në ballkan, por ama merrnim më shumë se bullgarët e maqedonasit, por këto vite ne jemi të fundit, jemi 40% poshtë Kosovës. Kjo qeveri gjatë këtyre viteve kishte mundësinë të rriste 2 deri në 3 herë rrogat dhe pensionet e Shqipëtarve.”