Një tjetër demokrat largohet nga Basha/ Konfirmon pjesëmarrjen për në Kuvendin e datës 11 dhjetor

1417
Sigal

Mbajtja e Kuvendeve në 11 dhe 18 dhjetor ka qenë në qendër të diskutimeve gjatë kohës së fundit, jo vetëm për demokratët por edhe për qytetarët.

Sa më shumë afron mbajtja e Kuvendit të 11 dhjetorit, për të cilin janë mbledhur rreth 5 mijë firma aq më shumë po vijojnë rrjedhjet nga Lulzim Basha.

Anëtari i Këshillit Kombëtar Gazment Oketa ka pohuar se do të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit. Në një reagim për media, ai tregoi edhe arsyen pse nuk do shkoj në Kuvendin e Bashës.

Secili prej nesh para se të jetë në kryesi është anëtar i PD. Pavarësisht se si u iniciua, por në respekt të PD, anëtarëve të Kuvendit Kombëtar unë për shkak të pozicionit që kam do shkoja tek Kuvendi i datës 11, pa dashur të tingëllojë si optimist uroj të gjendet një datë e përbashkët ku në atë kuvend të diskutohen idetë, qëndrimet, përplasjet statutore, etj”, tha Oketa.