Presidenti Meta: Pas 2 ditësh mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të ftuar Rama dhe Basha

458
Sigal

Presidenti Ilir Meta deklaroi se pas dy ditësh do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Gjatë një intervste të dhënë në Top Channel,  Presidenti deklaroi se në këtë mbledhje janë të ftuar dhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

NOA

“Unitet përballë pandemisë ka qenë qasja ime që me fillimin e kësaj pandemie. Besoj që pas dy ditësh do thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ku do t’i bej ftesë edhe z.Basha që të shprehë aty disa nga pikëpamjet e tij dhe të njihet me masat që janë marrë nga qeveria. Qasja duhet të jetë gjithpërfshirese. Nuk është koha për të nxjerrë përfitime politike nga askush”,- tha kreu i shtetit.

Presidenti Ilir Meta deklaroi në emisionin “Open” se masat e qeverisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit mund të jenë edhe më drastike.

Kreu i shtetit deklaroi se qytetarë duhet të kuptojnë se angazhimi i ushtrisë është pozitiv dhe mund të diskutohet vetëm për mënyrat sesi po përdoret.

“Masat mund të jenë edhe më drastike. Qytetarët nuk duhet të ankohen pse po merren këto masa pasi këto po merren për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari dhe të gjithë popullit. E rëndësishme është që masat të jenë sa më efikase, në mënyrë që efektet e këtij kufizimi të jenë maksimale.

Unë ushtrinë e dua dhe jam i bindur që i gjithë populli e do ushtrinë. Angazhimi i ushtrisë dhe i policisë është pozitiv, pastaj për mënyrat, format dhe efikasitetin kjo është një çështje tjetër që është menduar në këtë mënyrë. Ne jemi në një situate emergjente, me rëndësi është që aktet që merren të jenë në respekt me frymën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Ne jemi ne komunikim te vazhdueshëm zyrtar me qeverinë. Shoh një interes të përbashkët për të patur një sinergji pozitive”,- tha Presidenti Meta.

Presidenti Ilir Meta, tha  deklaruar se duhen më shumë masa mbrojtëse për mjekët. Presidenti u shpreh se nuk ka nevojë për krijimin e një fryme fataliteti në vend.

“Nuk duhet të krijojmë një fryme fataliteti, por një frymë ndërgjegjësimi. Ne mund t’ia dalim dhe do t’ia dalim. Me rëndësi është të mbrojmë murin e shoqërisë sonë që përballet në vijën e parë me këtë virus, që janë mjekët dhe infermieret. Kjo është kryesore dhe vendimtare.  Se dyti, të bëjmë sa më shumë testime dhe për të gjithe ata qe rezultojne pozitive te rrisim nivelin e gjurmueshmerise se kontakteve te tyre. Nuk kemi asnjë arsye te jemi të kursyer për testimet. Vendimtare në këtë beteje është mbështetja për mjeket, per infermieret, per sanitarët dhe personelin mbështetës. Dhe paketa e qeverise synon ne rradhe te pare te shtoje fondet per shëndetësinë”,- tha Presidenti Meta.