Piku i përhapjes së virusit në Shqipëri ka qenë 25 janar- 25 shkurt

623
Sigal

Shqipëria është në shtetrrethim dhe deri më tani janë 104 të prekur, 4 viktima dhe 5 të shëruar. Por si erdhi ky virus vdekjeprurës në Shqipëri?

Nga rastet e të prekurëve, shumica janë me lidhje me Italinë. Por kur ka qenë piku? Për gazetarin Shpëtim Nazarko, piku i përhapjes së koronavirusit në vendin tonë ka qenë në 25 janar-25 shkurt.

Në një lidhje me Skype në “360gradë” nga Artur Zheji, ai tha se në Itali drejtori i Farmakologjisë është shprehur se ka pasur raste njëkohësisht me Kinën.

”Drejtori i Farmakologjisë italiane hidhte idenë që ata e kanë pasur njëkohësisht me Kinën. Pse i mbahem tezës që piku është 25 janari ose 25 shkurti. Nëse vërtetohet kjo e doktor Piperos, dhe periudha e inkubacionit është 14 ditë. Nuk e besoj se ky do të ishte një gjenialitet i mjekësisë shqiptare”.