Policia jep detajet për sherrin me armë te “21 dhjetori”

315
Sigal

Policia ka reaguar pas sherrit me armë, para pak minutash pranë zonës së “21 Dhjetorit.”

Bëhet fjalë për një konflikt fizik të ndodhur pranë një lokalit mes 4 personave. Më pas një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër  është larguar.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa personi që ka qëlluar nuk është identifikuar ende.

“Më datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri”, në afërsi të një lokali aty pranë,  si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar. Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.”